Ulet sipari i karnavaleve në Shkodër, organizohet mbrëmje gala në teatrin “Migjeni”

Shkodra ka permbyllur me nje mbremje gala ne teatrin "Migjeni" festimet e karnavaleve qe sivjet zgjaten per 4 dite me radhe.Performanca te veçanta te shkollave te qytetit te vena ne gare me njera- tjetren, kostume e maska shumengjyreshe dhe mesazhet sensibilizuese ishin kryefjale e ketyre festimeve qe zbukuruan kryeqendren e veriut, duke gjalleruar atmosferen ngado.Per kryetarin e Bashkise, Lorenc Luka, keto festime ishin deshmi e qarte e shpirtit artistik te shkodraneve. Ndersa per organizatorin, Edmond Angoni, karnavalet jane patenta europiane qe prezanton Shkodren dhe Shqiperine ne syte e botes.Emocionet nuk i fsheh as mjeshtri i madh, Zef Deda, i cili kete vit mbante mbi supe mbretin e karnavaleve.Nuk munguan ne fund te ketyre festimeve edhe çmimet simbolike per me te miret, ata qe dhuruan performancat me te veçanta.E fokusuar mbi maskat e larmishme, paradat, kostumet e mrekulluershme veneciane, mbi gjallerine, ne bejtet e famshme dhe ritet e tradites, karnavalet e Shkodres kane ditur te japin gjithmone nje imazh spontan, te fresket, te gjalle e dinamik.Kete vit karnavalet e Shkodres u fokusuan ne ruajtjen e ambientit dhe natyres se mrekullueshme te Shkodres, dhurate e Zotit.