Biznesmeni vritet për pemët e prera, kushëriri vret Ramazan Lamen me 20 plumba

Drejtori i uzines se superfosfatit, Ramazan Lama 56 vjeç, eshte ekzekutuar me 20 plumba teksa hynte ne banesen e tij ne fshatin Shullaz te Kurbinit. Ai eshte qelluar me arme nga djali i xhaxhait te tij, Fatmir Lama, 46 vjeç.Autori i dyshuar u arrestua vetem pak minuta me vone, 100 metra larg vendit te ngjarjes. Policia lokale e Kurbinit beri te ditur se Ramazan Lama ishte duke u kthyer nga Lezha per ne banesen e tij ne Shullaz dhe ende pa zbritur nga mjeti i tij, ai eshte qelluar me bresheri automatiku.Te shtenat jane degjuar nga familjaret e 56-vjeçarit, te cilet kane dale menjehere nga banesa, duke e gjetur kryefamiljarin te vdekur ne automjet.Policia beri te ditur se mes dy kusherinjeve, te cilet ishin edhe fqinj me njeri-tjetrin ka patur nje konflikt lidhur mbi çeshtjet e pronesise, te cilat vazhdonin prej disa kohesh ku policia po heton aktualisht ne dy pista.Burime konfidenciale bejne me dije se autori i krimit ka punuar si roje prane uzines se superfosfatit dhe problemet mbi territorin e saj kane qene pjese e debateve mes dy te afermeve, nderkohe qe mesohet se konflikti me i fundit mes tyre ka ndodhur per disa peme te prera qe autori ka bere ne kopshtin e viktimes, i cili ka denoncuar ne polici autorin e saj si dhe njekohesisht personin qe e ekzekutoi.Uniformat blu te Kurbinit kane shoqeruar disa persona te aferm te dy protagonisteve, te cilet po merren ne pyetje per te zbardhur çeshtjen dhe arsyet e verteta te saj.