Panair i komunitetit rom, Bashkia Korçë çel zyrën në dispozicion të tyre
Promovimi i metejshem i kultures dhe traditave te komunitetit rom ne Shqiperi, ka çelur ne Korçe panarin tre ditor, ku marrin pjese organizata te ndryshme rome te cilet prezantojnë punimet e tyre, shprehje e traditave dhe kulturës së këtij komuniteti, veshjet, objektet relike, e deri tek librat ne gjuhen rome.Kryetari i Bashkise, Sotiraq Filo, ka lançuar iniciativën e përbashkët me kete komunitet per hapjen e nje zyre prane Bashkise, per hartimin e projekteve te ndryshme ne lidhje me integrimin e tyre ne shoqeri.Arben Kosturi, kryetar i Shoqates Rome ne Korçe, nga ana e shtetit shqiptar thuajse nuk eshte bere asgje per integrimin e romeve ne shoqeri, pavaresisht se kjo ka qene pjese e 12 pikave te rekomanduara nga KE per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.Panairi rom do te qendroje i hapur per tre ditë ne qytetin e Korçes dhe pjese e tij jane edhe disa shoqata nga Maqedonia.