Fier, drejtuesit në shkolla, Allkaj: Niveli i mësimdhënies në nivele të ulta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2014, 20:52
Rreth 25 shkolla ne rrethin e Fierit jane me drejtues te komanduar. Drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale, Shkelqim Allkaj, tha se levizja e drejtueseve te meparshem apo paraqitja e doreheqjes nga vete ata eshte bere per moszbatim te normave te punes. Sipas tij shkeljet e konstatuara nga drejtuesit e meparshem jane kryesisht metodike, sesa ligjore.Edhe pse proçesi i mesimdhenies vijon normalisht ne te gjitha shkollat, Drejtori i Drejtorise Arsimore, Shkelqim Allkaj, kritikoi nivelin e punes ne shkolla kur tha se ka pasur mungese te kontrolleve jo vetem ndaj punes se drejtueseve te arsimit, por edhe ndaj personelit te mesueseve.