Kapen 2 kg heroinë tek “Komuna e Parisit”, 2 në pranga

Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 2 kg heroine, ndërsa vuri në pranga poseduesit e saj.Forcat e policisë vunë në pranga shtetasit Franc Malo 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Gerald Mucollarin 28 vjeç, banues ne Tirane, ndërsa kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e heroinës.Në vijim të operacionit “Progres” dhe hetimeve disa mujore, në ngarkim të shtetasve të sipërcituar, u arrit të përcaktohet vendodhja e drogës dhe e autoreve, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tyre, në rrugen “Komuna e Parisit” Tiranë.U konkludua se lënda narkotike e llojit Heroine e kishte origjinen nga Turqia me destinacion shitjen e saj per tregun e brendshem.Sasia e lëndës të dyshuar si narkotike e lartpermendur, u sekuestrua nga Policia dhe pas peshimit rezultoi në total, të jetë e peshës 2 kg Heroine e paster e ndare ne 4 pako.Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”.