Paditen ish-krerët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: Kanë abuzuar me lejet

Ashtu siç kishte lajmeruar pak ditë më pare, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, dikasteri që ai drejton ka kallzuar në Prokurori 11 ish-zyrtarë të burgjeve, për abuzime me dhënien e lejeve shpërblyese.Sherbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka konstatuar se nga 404 leje të veçanta, 97 prej tyre janë dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin.Gjithashtu është konstatuar se pjesa më e madhe e lejeve është dhënë në periudhën korrik-gusht dhe shtator të vitit 2013, me një total prej 800 lejesh nga 2500 që janë dhënë gjatë gjithë vitit të kaluar.Kështu nën akuzë nga Ministria e Drejtësisë janë vënë ish-Drejtorët e burgjeve të Rrogozhinës, Peqinit, Fushë-Krujës, Korçes dhe Durrësit.Ndërkohë që kallzimi është bërë edhe për përgjegjes sektori ligjor dhe shëndetësor, si dhe mjekë. Një nga praktikat më të njohura për abuzimet me lejet ka qenë sigurimi i raporteve mjekësorë.Ndërkohë që mbi ish-zyrtarët do të rëndojë akuza e “shpërdorimit të detyrë”s.