Edhe PD çon në Kushtetuese, Xhukën: Proçedurë antiligjore e parlamentit

Partia Demokratike brenda kesaj jave do ti drejtohet Gjykates Kushtetuese, per ta shapllur si te pavlefshem proçeduren e ndjekur nga parlamenti per shkarkimin e Kryeinspektores se ILDKP-së dhe emerimin e Shkelqim Ganajt, ne krye te ketij institucioni.Burime prane selise blu bejne me dije se grupi demokrat ka mbledhur firmat e deputeteve, nderkohe qe po punohet per ti dhene formen perfundimtare dhe argumentimin ligjor kerkeses per Gjykaten Kushtetuese.Juristet demokrat argumentin e mbeshtesin ne dy pika kryesore, se pari shkelja e parimit te ligjshmerise dhe proçedurave parlamentare dhe paligjshmëria e anullimit te nje legjislature nga nje legjislature tjeter.Kjo eshte padia e dyte e Partise Demokratike ne Gjykaten Kushtetuese mbi ILDKP-në, pasi nje jave me para Kushtetuesja e rrezoi kerkesen per te shpallur si antikushtetues grupin e punes te ngritur nga Komisioni i ligjeve per kontrollin e ligjshmerise se Zana Xhukes.Nderkohe Gjykates Kushtetuese, per shkarkimin e Kryeinspektores se ILDKP-së i eshte drejtuar dhe Presidenti, me argumenin e marrjes se kompetences.