350 të burgosur në prag të lirisë,"bashkohen" PS-PD: Të mos cënohet siguria juridike
Rreth 350 te burgosur brenda pak kohesh do te mund ti gezohen lirise, fale nismes se Ministrise se Drejtesisë per te ndermarre amnisti.Projektligji eshte diskutuar ne Komsionin e Ligjeve dhe sipas Ministrit te Drejtesise, Nasip Naco, do te perifitojne personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim.Gjithashtu do te perfitojne të dënuarat femra mbi moshën 55 vjeç, si dhe te denuarit meshkuj mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, krime kundër njerëzimit apo krime kundër jetës.Deputetet demokratë dhe ata socialistë njezeri i kane kerkuar Ministrit nje analizë te hollesishme per individet qe perfitojne amnisti, ne menyre qe te mos cenohet siguria juridike.Ministri, Nasip Naço,ka kerkuar dhe rishikimin e ligjit te faljes, ne menyre qe ti kthehen kompetencat Presidentit.