Pozicioni i Shqipërisë për Ukrainën, Blushi: Të thirret Kodheli, parlamenti të dalë me qëndrim

Duke marre shkas nga situata ne Ukraine, deputeti Ben Blushi, i ka kerkuar Komisionit Parlamentar te Jashtem qe te thirret ne nje seance degjimore Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.Sipas Blushit shteti shqiptar duhet te kete nje qendrim per kete krize, pasi sipas tij ne te shkuaren Shqiperia eshte detyruar te kete nje qendrim afer nje pale ose pale tjeter, ndaj Parlamenti mund te ndihmoje qeverine ne kete vendimarrje.“Shteti shqiptar të ketë një qëndrim serioz në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë. Në raport me situatën, BE ka qëndrim më të zbutur, por duke qenë pjesë e NATO-s mund të themi dhe ne fjalët tona. Parlamenti mund të ndihmojë qeverinë për të pasur një qëndrim më të pjekur, më realist, më të shpejtë”- tha Blushi.Kerkesa e Blushit eshte perkrahur, nga anëtarët e Komisionit te Jashtem. Deputetja, Valentina Leskaj, tha se edhe parlamenti i Ukraines ka kerkuar me dy letra solidaritet dhe mbeshtetje ne Keshillin e Europes.