Zona historike në Vlorë, 29.7 milionë lekë investim zgjatën vetëm për 15 muaj

297 milione leke te vjetra te investuara per rikonstruksionin e zones historike ne Vlore,nuk kane sherbyer per asgje pasi vetem pas 15 muajve nga ky investim, Sheshi i Flamurit ka nisur serish amortizimine tij.Pllakat e vendosura gati nje vit me pare kane filluar te demtohen,nderkohe qe probleme shenohen edhe ne qarkullimin normal te automjeteve,duke zbehur ne kete menyre investimin e bere ne kete pjese te qytetit ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise.Qytetaret shprehen se shkak jane punimet te cilat jane kryer pa cilesine e duhur.Zona historike e Vlores eshte edhe nje prej vendeve me te vizituara nga turistet qe zgjedhin kete qytet per pushime, por gjendja e tij le per te deshiruar, duke i humbur edhe madheshtine ketij sheshi simbol jo vetem per Vloren, por per gjithe Shqiperine.