Vizita e Komisionerit të Zgjerimit në Tiranë, Fyle pritet të diskutojë edhe për ref.territoriale

Përtej nivelit të dialogut të nivelit të lartë, vizita e komisionerit pë zgjerim në BE, Stefan Fyle, do të ketë edhe një tjetër mision, të gjejë një zgjidhje për të nisur puna për reformën administrative-territoliale.Kjo duket se do të jetë një nga pikat kryesore në axhendën eurokomisionerit, i cili duket se do të tentojë të bindë palët politike të arrijnë një pikë takimi që do të konkludonte me nisjen e punës së komisionit të posaçëm për hartën e re territoriale në vend.Burime të sigurta të Ora News konfirmuan se Fyle pritet të zhvillojë edhe një takim me bashkëkryetarin e mazhorancës në këtë komision, Bashkim Fino.Deri më tani është bërë vetëm konstituimi i komisionit, pasi opozita, e cila ka edhe veton në komision, nuk ka pranuar të behët pjesë e tij për shkak të shkeljes së konsensusit, që sipas saj ka bërë mazhoranca.Nga mazhoranca mësohet se opozita do të pritet edhe pak kohë, përndryshe do të ndryshohet formula bipartisan e Komisionit për të mundësuar vendimmarrjen në të.Duke se jo vetëm çështjen e reformës, por edhe çështjen që lidhet me proçesin integrues, komisoneri për zgjerim nuk do të mund ti bisedojë me kreun e opozitës, Lulzim Basha.Sipas të dhënave të konfirmuara nga PD, kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga ish- kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Gert Bogdani do të niset në 4 mars drejt Irlandës, për të marrë pjesë në Kongresin e PPE dhe do të qendrojë deri më datën 8, ndërkohë që eurokomisioneri do të nisë bisedën e tij në kryeqytetin shqiptar në 6 mars.Nuk dihet nëse kjo axhendë e zotit. Basha që eviton një takim me komisionerin Fyle lidhet edhe me qendrimin kritik që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka mbajtur ndaj Fyle, që e konsideroi një filoserb.Fyle do te jete ne Tirane kete te enjte per raundin e radhes se dialogut te nivelit te larte me autoritetet shqiptare mbi 5 prioritetet kyçe, te domosdoshme per nisjen e negociatave.Fule do të nisë takimet e tij me Kryeministrin Rama në orën 08:30, për të vijuar në orën 09:20 me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.Në orën 10:00, Komisioneri do të ketë një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe në 13:05 ai do të mbajë një konferencë për shtyp.Pas konferencës për mediat, në orën 13:25 Fule do ketë dhe një takim me ambasadorët e BE në vendin tonë, nderkohe qe ne axhenden e Komisionerit per Zgjerim ne BE nuk eshte parashikuar asnje takim me Presidentin Nishani.