“Kapedanët” e Mirditës përzënë turqit, bllokojnë punimet dhe konfrontohen me policinë

Banorët e Qafë Molles në Mirditë kanë protestuar serish diten e sotme per mosnjohjen e prones së tyre, duke qelluar me gure mjetet e firmes turke, te cilet kishin rinisur punen per ndertimin e hidrocentralit në këtë zonë.Kthimi i mjetëve në kantier ka irrituar banorët, të cilet kanë nderhyre për të kthyer mjetet serish mbrapsht.Në zonë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilet kanë nderhyre për të normalizuar situaten, por nuk kanë mundur që të lejojnë vazhdimin e punimeve, pasi banoret janë përleshur dhunshem edhe me uniformat blu.Më pas banoret që pretendojne pronësine e 800 hektareve tokë kanë bërë bllokadë në hyrje të kantierit dhe mjetet dhe punetorët janë kthyer pas.Protestuesit kanë bërë të qartë se nuk do të lejojne asnjë punim pa një marrëveshje mes firmes turke që po ndërton hidrocentralin dhë banorëve të zones. Ndërkaq ata kanë apeluar Kryeministrin Rama ta shohë me prioritet këtë çështje.Punimet në hidrocentralin e Qafë Molles janë ndërprerë prej disa ditesh, pasi banoret e kësaj zonë nuk lejojnë punëtorët dhë makineritë që të hyjnë në kantier.Megjithëse është kerkuar vazhdimisht një takim mes protestuesve dhë perfaqsuesve të firmes turke, diçka e tillë nuk është realizuar ende, duke bërë që banoret të rikthehen me protesta të dhunshme.