Mblidhet Këshilli Bashkiak, Basha: Kazinotë do zhvendosen

Administratorët e kazinove dhe e lojërave të fatit duhet ta marrin me seriozisht largimin e biznesit të tyre në periferinë e Tiranës, në ish Uzinën e autotraktorëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha thotë se do i propozojë Këshillit bashkiak këtë projekt ide po t`u disktuar në mbledhjen e parë të këtij sezoni.“Sot në këshillin bashkiak të Tiranës do të propozojë një masë për një problem social për shpërndarjen e kazinove dhe për përqëndrimin e tyre në një zonë të vetme. Kjo është një nga masat e shumta që mund të zbatohen vetëm nëse do të ketë një vizon që shkon përtej vullnetit plolitik dhe është një plan i mirë menduar” tha Basha.Ndërsa për terminalin multimodal Basha tha se të mërkurën pritet nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për financimin e një pjesë të konsiderueshme e ketij stacioni.Kryebashkiaku përsëriti edhe një herë thirrjen për të gjithë studentët dhe arkitektët për të paraqitur projekt idetë e tyre mbi atë çka duhet të ndryshoj Tirana. Përveçse studenëve, janë rreth 50 urbanistë dhe arkitekt të huaj të cilët kanë paraqitur projekt idetë për planin urbanistik.