Vlorë, sekuestrohen 200 kg drogë në Port
Sekuestrohen 200 kg drogë në Portin e Vlorës.Rreth orës 15: 00 në Pikën e Kalimit Kufitar Portual Vlorë, gjatë kontrollit në vijën e parë të automjeteve që do të imbarkoheshin për në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, u gjetën rreth 200 kg lëndë narkotike kanabis sativa.Punonjësit e Policisë për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe Strukturat kundër Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë, gjatë zbatimit të proçedurave të punës për analizën e riskut, ushtruan kontroll në automjetin tip furgon me targa AA 124 HS, i cili nga Leon Osmanaj, nga Gumenica e Vlorës.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve filloi proçedimi penal për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rrjetit të drogës.