Legalizimi i drogrërave të lehta? Mjekët kundër idesë: Do rriste numrin e përdoruesve
Nëse debati qëndron, duhet legalizuar apo jo përdorimi i drogërave të lehta, mjekët qëndrojnë fanatik të një qëndrimi: Efektet psikike dhe të sëmundshmërisë janë më të mëdha se përdorimi i tyre për kënaqësi apo qëllim kurues. Në botë studimet tregojnë se ka 200 milion përdorues drogash. Në Shqipëri, në 5 vitet e fundit numri i përdoruesve të kanabisit është rritur me 15%.Shefi i shërbimit të toksikologjisë, Zihni Sula, tregon se mosha e përdoruesve është nga 15-65% dhe kjo është gjendja në të cilën ata shkojnë në spital.Nisur nga këto pasoja, mjekët kanë dalë në përfundimin se legalizimi i këtyre drogërave do të shtonte më shumë pacientë.E ndërsa Holanda legalizoi përdorimin e drogërva të lehta, po ashtu edhe disa shtete në SHBA, Shqipëria duket sikur nuk është ende gati për një hap të tillë.