Kundërpërgjigjet transporti ndërqytetas: Do protestojmë kundër favorizimit të furgonëve

Qeveria është vënë mes dy zjarresh.Nëse deri më tani është përballur me protestat e furgonave 8+1, të hënën do të duhet të përballet me një tjetër front, në rrugë do të dalin drejtuesit e autobusave të transportit ndërqytetas.Në krah, Shoqata e Transportit ndërqytetas ka edhe taksitë 4+1.Një ditë më parë Tirana u bllokua nga protestat e drejtuesve të taksivee 8+1, të cilët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga ligji që i detyron ata të kthehen bosh.