Pas vdekjes së 30 vjeçares, spitali i Fierit qetëson qytetarët: Nuk ka raste të reja

Pas viktimës së parë të shënuar nga gripi i derrit, ku si pasoje jane alarmuar jo pak qytetare, nëndrejtori i spitalit rajonal të qytetit të Fierit, Kliton Gjerazi, deklaroi se situata nuk paraqitet problematike ne kete qark.Sipas tij, katër monstrat e marra, te cilat dyshoheshin te mbartnin kete virus, pas kryerjes se analizave kane rezultuar negative. Ai shton se spitali ka rreth 200 tableta Tamiflu, qe eshte mjekimi i vetem për fazat e para të virozave.Gjerazi pranoi se viktima e gripit AH1N1 është paraqitur si rast në spitalin e Fierit dhe është dërguar në Tiranë, por ky fakt nuk duhet te alarmoje qytetaret.Gjerazi bëri thirrje qe familjarët te evitojne kontaktet me te semuret, si nje menyre parandaluese per perhapjen e virusit.