Mbyllen aplikimet për shkollën e policisë, regjistrohen 10.035 kandidatë
10.035 persona, nga të cilët 1.558 femra dhe 8.477 meshkuj kanë aplikuar për Shkollën Bazë të Policisë “Për Patrullë të Përgjithshme”, proçes i cili u mbyll vetëm një ditë më parë.Për policinë e shtetit, kjo është hera e parë që evidentohet një interes kaq i lartë i qytetarëve për të aplikuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë, gjë që sipas saj dëshmon besimin e tyre tek transparenca e këtij procesi dhe shanset e barabarta të ofruara çdo aplikanti për t’u përzgjedhur për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit.Njëherazi ky fakt sipas policisë, është tregues i besimit në rritje të qytetarëve shqiptarë tek Policia e Shtetit dhe tek puna madhore e saj për të garantuar sigurinë publike.Policia e Shtetit informon të gjithë aplikantët se gjatë ditëve në vijim do të njoftohen për datat e zhvillimit të testimit me shkrim.