Situata gripale në vend alarmon MSH, rritet gadishmëria për të përballuar virusin AH1N1

Vendi po përfshihet nga një situatë me prirje, shtim të rasteve me grip. Autoritetet shëndetësore kanë shprehur gadishmërinë dhe kanë marrë të gjitha masat që kjo situatë të mos shoqërohet me pasoja për jetën, apo komplikacione të tjera.QSUT-së iu desh që brenda pak ditësh të bënte një mbledhje të dytë të komitetit Ad-Hoc për të përballuar këtë kohë me viruese. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se komiteti drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ndërsa të dhënat që raportohen janë 476 mostra të dyshuar për grip të cilat janë dërguar në ISHP.Nga ky numër, 72 prej këtyre mostrave kanë rezultuar pozitive me viruset e gripit. Me virusin AH3 kanë rezultuar 36 të prekur dhe numri në rritje nga ditët e tjera është ai prej 36 presonash të prekur me (me virusin AH1N1.Ndërkohë, numri i rasteve me SRRS (Sindromë të Rëndë Respiratore Akute) rezulton të jenë 134, prej të cilëve, 3 janë me AH1 dhe 7 me AH3.Nga kjo mbledhje komiteti ka konstatur se mjekët, laboratorët e reanimacionet kanë qenë në gadishmëri të plotë ndërkohë që Tamiflu, vaksina antigripale është e shpërndarë në të gjitha qëndrat shëndetësore.Në ndryshim me vitet e klauar, këtë vit në Shqipëri po qarkullojn virusi i tipit A me nëntipet e saj si AH1NI dhe AH3N2. Autoritet shëndetësore thonë se disa mostra janë dërguar në laboratoret e OBSH-së në Londër dhe në përgjigjet e tyre nuk rezulton që të ketë prezencë virusesh të tjera.E ndërsa qytetarëve u bëhet apel të kenë kujdes, sidomos pacientët e vegjël e të moshuar, por edhe pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike.Për autoritetet shëndetësore kërkohet zbatimi me korrektësi i masave përkatëse dhe referim të rasteve nga spitalet rajonale në spitalet universitare.