Disa zona në Tiranë pa ujë të pijshëm, shkak defekti në rrjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2014, 09:59
Disa zona në kryeqytet do të kenë për disa orë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.Shkak për mungesën e ujit nga ora 09:00-17:00 është bërë një defekt të ndodhur në linjën e transmetimit ‘Shën-Mëri’, Tiranë.Kështu mungesë të furnizimit me ujë do të ketë për banorët e komunës ‘Dajt’, zonës së ‘Ish-bllokut’, ‘Tiranës së Re’, ‘Qendra e Tiranës’, ‘Selitë’, ‘Kodra e Priftit’, rruga ‘Elbasan’, rruga ‘Qemal Stafa’, ‘Sauk’, ‘Pallati i Brigadave’.