Plagoset me armë 22-vjeçari, pas sherrit për një femër në Kodër Kamëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2014, 16:14
Një plagosje me armë zjarri u shënua në orët e pasdites në zonën njohur si Kthesa e Kamzëz, në periferi të kryeqytetit.Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë kaluar në përdorim të armëve, për pasojë mbeti i plagosur 22-vjeçari Hashim Luca.I riu ka marrë një plumb në këmbën e djathtë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim.Policia është ende në kërkim të aurorit të ngjarjes, i cili është identifikuar, por ende nuk është vënë në pranga.