Biznesi i vogël në Pogradec vazhdon protestën kundër rritjes së taksave
Kjo eshte pergjigjia qe tregetaret e biznesit te vogel ne Pogradec kane marre nga kryetari i Bashkise lidhur mbi 5-fishimin e taksave, e cila u miratua nga Keshilli bashkiak i Pogradecit.Duke protestuar per gati dy ore rresht ata nuk u takuan dot me numrin nje te ketij qyteti, Artan Shkembi, ne ndihme te te cilit ishin rreshtuar forcat e policise bashkiake dhe asaj te rendit.Kerkeses së grupit tone te xhirimit mbi nje shpjegim te kesaj situate qe po ndodh, jo vetem qe askush nga Bashkia e Pogradecit nuk ju pergjigj, por perkundrazi policia bashkiake ka penguar hyrjen ne ambientet e Bashkise.Kjo eshte protesta e dyte qe zhvillohet brenda tre ditesh nga biznesi i vogel ne Pogradec, ku pjese e saj jane bere edhe konsumatoret familjare, pasi per kete vendim nuk është pyetur asnje pale interesi.