Mat, iu gjet tritol dhe lëndë narkotike në banesë, arrestohet 25-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2014, 08:00
Policia e Matit në bashkëpunimin me atë të Dibrës gjatë një operacioni kanë sekuestruar lëndë eksplozive, armë dhe lëndë narkotike.Burime nga policia e Matit bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në fshatin Fshat të Klosit ndërsa në pranga ka rënë edhe 25-vjeçari Gentian Kërçiku.Sipas policisë, arrestimi i 25-vjeçarit u bë pasi në banesën e tij u gjet një sasi tritoli, kapsolla ndezëse, një automatik dhe një sasi lënde narkotike.Ndërkohë materialet në ngarkim të 25-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.