Tiranë, tre të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2014, 17:46
Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Burimet zyrtare bënë me dije se nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranë u bë realizimi i operacionit të koduar “Londër” duke arrestuar shtetasit:
- Vera Bajram Hodo, 54 vjec, banuese në Kamëz Tiranë,- Daniela Sadik Abedini, 35 vjec, banuese në Laprakë Tiranë,- Dritan Islam Tafa, 36 vjec, banuese në Tapizë Tiranë,Si dhe do të ndiqet në gjendje të lirë shtetasia Floresha.J, 42 vjec, e dënuar më parë për prostitucion.Në ngarkim të tyre Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Shfrytëzimit për prostitucion” dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.