Gjirokastër, SHSSH kallëzon kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Krahës

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër ka denoncuar në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër Kryetarin e Këshillit të Komunës Krahës, 16 anëtarët e Këshillit dhe administratorin e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar me motivacionin e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktim dëmi ekonomik.Pas kontrollit të ushtruar për periudhën korrik 2012-dhjetor 2013, u konstatuan shkeljet e mëposhtme:- 162 familje në komunën Krahës janë trajtuar në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar dëm ekonomik shtetit prej prej 507.200 lekesh vetëm për muajin dhjetor të vitit 2013.- 22 familje trajtohen me Vendim Këshilli, në kundërshtim me VKM duke shkaktuar një dëm ekonomik në masën 345 900 lekë për periudhën janar-shtator 2013.- 14 raste me mangësi në dokumenta ligjore në kundërshtim me me VKM nr.618, date 07.09.2006 “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”,- 24 raste tek invalidët e punës pa dokumentacionin e duhur ligjor në kundërshtim me VKM nr.869, datë 18.06.2008 « Për zbatimin e Ligjit nr.7889 datë 14.12.1994 « Për statusin e invalidit » pika 18.