Eksploziv makinës së policit të burgut,ngjarja për shkak të detyrës, pranga autorit
I vihet eksploziv automjetit të një efektivi policie në burgun e Fushë Krujës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku një sasi lëndë plasëse është vendosur në makinën tip “Golf 5”të punonjësit të burgut Alfred Mema.Fatmirësisht në momentin e shpërthimit në automjet nuk kishte njeri, pasi Mema sapo ishte kthyer nga puna dhe e kishte lënë të parkuar.Gjatë ditës së sotme efektivët e policisë kanë mundur të identifikojnë dhe vënë në pranga të dyshuarin si autor i vënies së eksplozivit, përkatësisht 24-vjeçarin Jetmir Ziri.Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi mësohet se 24-vjeçari kishte konflikte me punonjësin e burgut të Fushë-Krujës.Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.