Zëvëndësoi rojen e fermës së tij, vritet për grabitje gjatë natës fermeri 52-vjeçar

Një 52 vjeçar është vrarë në rrethana misterioze në pronën e tij vetëm metra larg Liqenit artificial në Tiranë.52-vjeçari Lutfi Peti është gjetur pa jetë në vendin ku në fakt duhej të ishte roja i serave dhe stallës së tij.Kanë qënë familjarët që kanë konstatuar të parët ngjarjen dhe më pas policia ka konfirmuar se 52-vjeçari ishte vrarë duke u goditur me sende të forta në kokë.Nga të dhënat paraprake të policisë sqarohet se hetimet janë fokusuar tek një grabitje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të hetimit, siç është ajo e konflikteve të viktimës.Bëhet me dije se Lutfi Peti kishte zëvendësuar rojen e pronës së tij mbrëmjen e të mërkurës, pasi ai kishte patur një problem dhe e kishte të pamundur që të vinte në punë.Ndërkohë që ekspertët e policisë së Tiranës kanë krehur të gjithë pronën e Lutfi Peti, me shpresë gjetjen e ndonjë prove për identifikimin e autorëve. Peti ishte një pronar tokash të shumta  në zonë ku ishin ndërtuar dhe janë në ndërtim disa pallatë.Me interes të hetimit do të jetë marrja në pyetje rojes si dhe të afërm dhe familjarëve të tij, për të orientuar hetimet dhe gjetur fajtorët e këtij krimi makabër.Pas kryerjes së ekspertizave në vendngjarje, trupi i 52 vjeçarit është dërguar në spitalin e mjekësisë ligjore, për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes së tij.