Ministrja e Mbrojtjes merr pjesë në Ministerialin e NATO-s në Bruksel
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel.Në këtë ministerial do të diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet në NATO si: ristrukturimi dhe reduktimi, financat, pritjet e Aleancës nga Samiti i NATO-s që do të zhvillohet në Ëells, Angli, më 4-5 shtator 2014; ndërtimi i kapaciteteve të Mbrojtjes; Sfidat me të cilat përballet Aleanca në Afganistan etj.Gjatë ditës së sotme, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pati një takim me Francesca Tardioli, zëvendësasistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO.Gjatë bisedës tejet të ngrohtë, Ministrja Kodheli e njohu Tardiolin me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si dhe u ndal veçanërisht tek reformat që janë të nevojshme të ndërmerren në fushën e mbrojtjes. Duke folur për emergjencat civile apo katastrofat natyrore, znj.Kodheli kërkoi mbështetje për përballimin e tyre.Nga ana e saj, Tardioli kërkoi një vlerësim paraprak për nevojat që ka Shqipëria dhe garantoi ndihmë nga NATO. Në këtë kuadër, Ministrja Kodheli i bëri me dije Tardiolit angazhimin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.Një tjetër çështje në të cilën u ndalën bashkëbisedueset ishte edhe situata politike në Itali. Tardioli tha se qeveria e re italiane ka një program ambicioz, si reforma elektorale, institucionale apo shmangia e burokracive.Në këtë pikë ajo vlerësoi fort rolin e Presidentit Italian George Napoletano në zgjidhjen e krizës. Ministeriali i Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel i mbyll punimet më 27 shkurt 2014.