Debate në Kuvend, në seancë e pranishme dhe opozita
Kuvendi ka nisur me debate mes deputetëve të PD-së dhe kryetarit Kuvendit Ilir Meta për shkeljen e rregullores.Deputetët demokratë kanë ngritur si shqetësim protestën e zhvilluar para Parlamentit ndërsa kanë kërkuar edhe anulimin e shkarkimit të kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka.Deputeti i PD-së Eduard Halimi në fjalën e tij akuzoi qeverinë se po shkel mbi institucionet e pavarura.
“Një javë më parë ky Kuvend u kthye në ‘gijotinë’ dhe shkarkoi kryeinspektoren e ILDKP-së, Zana Xhuka. Ajo u shkarkua se i kërkoi kryeministrit të japë llogari për pasurinë e tij. Ky Kuvend nuk mund të ketë tjetër axhendë, vetëm të kthejë Kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë” tha Halimi.Ndërsa kryeparlamentari Meta u shpreh se opozita po shkel rregulloren dhe po bën antimiting në Parlament.“E kuptoj që keni ardhur për antimiting që e keni për kryetarin e partisë tuaj që nuk ju dha fjalën te sheshi. Më gjeni mua tolerant e vini këtu të shkelni rregulloren” i është drejtuar Meta deputetëve demokratë.Meta: Javën tjetër viziton vendin presidenti italianNdërkohë në nisje të seancës kreu i Kuvendit Ilir Meta lajmëroi deputetët se javën tjetër e viziton vendin tonë presidenti i Italisë Giorgio Napolitano."Në datat 4 dhe 5 mars do të vizitojë vendin tonë presidenti i italisë Giorgio Napolitano i cili do të mbajë edhe një fjalë në sallën e seancave ditën e mërkurë në orën 11:30" tha Meta.Gjithashtu në Kuvend u betua edhe deputeti i ri i LSI-së për qarkun e Durrësit Bujar Derveni.Rendi i ditësProjektligji «Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare”, 1986”. (shumicë e thjeshtë)Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e “Programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare”. (shumicë e thjeshtë)Projektligji “Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit”. (shumicë e thjeshtë) (vazhdon shqyrtimi në komisione)Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” të ndryshuar”. (shumicë e thjeshtë) (vazhdon shqyrtimi në komision)Projektligj “Për disa ndryshime ne ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. (shumicë e thjeshtë) (vazhdon shqyrtimi në komision)Interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit kërkuar nga deputetja Kejdi Mehmetaj lidhur me masat e parashikuara nga ministria për problemet e organizimit dhe administrimit të Maturës Shtetërore 2014.