Dëmtohet rruga Mirditë-Pukë, shembjet e shumta rrezikojnë izolimin e zonës

Disa fshatra rrezikojnë të izolohen, pasi aksi rrugor që lidh Mirditen me Puken ka pësuar shembje në disa pjesë të tij. Situata më problematike është në hyrje të fshatit Gjegjan, ku kalimi i automjeteve bëhet ne nje krah.Ndonëse se këto shkarje kanë filluar prej vitesh asnjë masë nuk është marrë nga autoriteti i rrugeve për zonen e veriut.Banoret e zones si dhe drejtuesit e automjetëve, thonë se kjo është e vetmja rrugë që i lidh ata me Rreshenin, ndërsa këto shkarje kanë shtuar edhe rrezikun per aksidente.Aksi nacional Mirditë-Puke i shërben 20 fshatrave për tu lidhur me Rrugen e Kombit, ndaj kërkohet një nderhyrje e menjehershme për ti riparuar këto pjesë të dëmtuara.