Aksidentohen babë e bir, 46-vjeçari humbi jetën disa orë pas ngjarjes në Sauk

Ndërron jetë në spital 46-vjeçari B.B i cili bashkë me djalin e tij 11-vjeçar u përplasën nga një automjet mbrëmjen e sotme.Ngjarja ndodhi rreth orës 19:21 të mbrëmjes së sotme në zonën e njohur si rruga e re në Sauk, ku një automjet tip Benz me targë EL 9965 B përplasi babë e bir, ndërsa këta të fundit ishin duke kaluar rrugën.Policia bën me dije se 11-vjeçari me iniciale B.B ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes që ndodhi vetëm pak minuta më parë në Sauk.