Panariti takon Ministrin francez për Çështjet Europiane, Repentin në Tiranë për statusin
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe i Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti gjatë qëndrimit në Francë u takua në Paris me Ministrin Francez për çështjet europiane Thierry Repentin.Edhe në këtë takim, temë e bisedës ka qenë statusi kandidat në BE për Shqipërinë, ku Ministri Panariti i kërkoi Ministrit francez mbështetjen e Francës për statusin në muajin qershor.Ministri Panariti theksoi se Shqipëria e meriton statusin dhe shqiptarët kanë nevojë për t'u inkurajuar në rrugën e reformave integruese."Statusi i vendit kandidat në BE për Shqipërinë është ndër të tjera një mesazh pozitiv për perspektivën europiane të gjithë rajonit, - theksoi Panariti.Ministri francez mbështeti Ministrin Panariti dhe e njoftoi për një vizitë të shpejtë të tij në Shqipëri së bashku me homologun gjerman, ku në fokus do jetë çështja e statusit kandidat të Shqipërisë në BE.Ministri Panariti vijon vizitën e tij në Francë i ftuar nga homologu i tij Ministri francez i Bujqësisë z. Stephane Le Foll.