Rivitalizimi i profesioneve në Berat, vëmendje ndaj zanateve karakteristikë të qytetit Muze

Rivitalizimi i profesioneve që kanë lidhje me historinë e Beratit, traditat, turizimin, shihet jo vetëm si një mundësi e mirë për uljen e papunësisë, por dhe mbajtjen gjallë të profesioneve.Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka në plan të saj aprovimin e një granti që do të shërbejë për hapjen e kurseve profesionale, që do ta ndërmjetësojë nëpërmjet zyrave të punës për rikthimin e punëve të traditës, ku eshte hequr tarifa e mësimit të zanateve, të cilat do të ofrohen falas nga shteti.Drejtoresha e Zyrës së Punës në Berat, Valbona Zylyftari, bën me dije se ky projekt do të fokusohet tek ato shërbime që janë karaktersitike për qytetin e Beratit, si gurgdhëndia, drugdhëndia, profesioni i ciceronit, mësimin për punë në biznesin fason,etj.Me financimin e këtij projekti nga Ministria në bashkëpunim me zyrën e punës parashikohet jo vetem te ulet numri i personave, por edhe zbulimi dhe i specialisteve te rinjne keto fusha, aq te domosdoshem per nje qytet me vlera arkitektonike si Berati.