Sektori i peshkimit në krizë totale, Shoqata paketë propozimesh për qeverinë

Sektori i peshkimit në vendin tonë renditet në më të mjeruarit në rajon, ku prodhohet vetëm gjysma e sasisë në krahasim me kohën e komunizmit.Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Gjegj Luca, përfaqësues i shoqatës së peshkatarëve deklaroi se duhet ndërhyrje urgjente për këtë sektor.Propozimet e shoqatës së peshkatarëve ishin krijimi i një markate të veçantë për prodhimet e detit,naftë me kosto të ulët si dhe heqje e taksës së mjedisit dhe taksës së qarkullimit.Ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, deklaroi se duhen politika konkrete për peshkimin. Përfaqësues të sektorit të peshkimit u ankuan edhe për efiçensën e administratës, pasi sipas tyre askush nuk i ka marrë për bazë ankesat e bëra.