Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet 52-vjeçari në Velipojë
Nje 52-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Ka qenë vetë 14-vjeçarja me inicialet M.B, që ka denoncuar në policinë e Shkodrës duke dekalruar se babai i saj, 52-vjeçari T.B ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, per disa muaj rresht.Denoncimi është mbështetur dhe nga dëshmia e nënës së vajzës së mitur, e cila ka deklaruar se ka pasur frikë të flasë pasi është kërcënuar nga bashkëshorti.Babai i 9 femijeve, 7 vajzave dhe 2 djemve, u arrestua nga policia e Shkodres brenda baneses se tij ne fshatin Reç te Velipojes.Policia e Shkodrës ka dërguar të miturën në spital për një konsultë mjekësore, ndërsa më pas është marrë në pyetje në prani edhe të psikologes.Pas regjistrimit të dëshmisë së saj, 14-vjeçarja eshte kthyer prane familjes, e cila mësohet se jeton ne kushte te veshtira ekonomike.