Të mërkurën furgonat bllokojnë rrugët, Sindikata: Qeveria ka afat deri të premten
Ora 10:00 e së mërkurës do të mbledhë në Tiranë në një protestë kombëtare drejtuesit e autoveturave 8+1, të cilët janë kundërshtojnë vendimin e qeverisë që rruga e kthimit të jetë pa pasagjerë.Bashkimi i Sindikatave të Pavarura e drejtuar nga Gëzim Kalaja thotë se kjo do të jetë një protestë miting në të gjithë Shqipërinë, sepse nga kjo situatë e krijuar janë prekur 20.000 drejtues të autoveturave në të gjithë vendin.Afati që ka lënë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është e premtja. Nësë deri në këtë kohë palët nuk diskutojnë me Ministrinë e Transporteve, do të ketë protestë të përgjithshme në Tiranë para Ministrisë dhe selisë së Kryeministrisë.Kalaja nuk kërcënoi me grevë, por tha se nuk mund të jetë gjatë në pritje ndërkohë që qeveria hesht prej kaq shumë ditësh.