"Euro 2016", hidhet shorti, Shqipëria në grup të vështirë
Shqipëria ka rënë në një grup super të vështirë në eliminatorët e Europianit 2016, pasi do të ndeshet me dy pretendentët për ta fituar këtë grup, pse jo edhe pretendentë për te fituar Euro 2016 Portugalinë dhe Francën .Por, ndeshje më interesante do të jetë ajo mes Shqipërisë dhe Serbisë, që është hera e parë që këto dy kombëtare takohen në një grup që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe çlirimi i saj.Në Euro 2016 do të jenë gjithsej tetë grupe me nga gjashtë skuadra dhe një grup tjetër me pesë skuadra. Në këto grupe, do të jenë nga dy skuadra që do të kualifikohen më tej, ashtu sikurse edhe ekipi më i mirë në vendin e tretë, teksa ekipet e mbetura të vendit të tretë do të luajnë në play-off.
Kualifikimet do të zhvillohen kësaj radhe me reformë në atë që quhet java e futbollit. Një javë e tërë do të jetë e rezervuar për futbollin e kombëtareve, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht me të drejtat televizive në secilën ditë nga një ndeshje.Reformat e UEFA-s besohet se janë bërë për të reduktuar numrin e ndeshjeve të kombëtareve gjatë sezonit, në mënyrë që klubet të fokusohen më shumë në aktivitetet e tyre në garat për kampionatet respektive.Mbetet të shihet si do të funksionojë ky sistem, por një gjë është e sigurtë – shpresa e futbollit kosovar që kombëtarja të marrë pjesë në kampionatin evropian mbetet për Euro 2020.GRUPI A1.Holanda2.Turqia3.Islanda4.Çekia5.Letonia6.KazakistaniGRUPI B1.Bosnja2.Izraeli3.Qipro4.Uellsi5.Andorra6.BelgjikaGRUPI C1.Spanja2.Sllovakia3.Maqedonia4.Bjellorusia5.Luksemburgu6.UkrainaGRUPI D1.Gjermania2.Polonia3.Gjeorgjia4.Skocia5.Gjibraltari6.Rep. e IrlandësGRUPI E1.Anglia2.Sllovenia3.Lituania4.Estonia5.San Marino6.ZvicraGRUPI F1.Greqia2.Rumania3.Irlanda Veriore4.Finlanda5.Ishujt Faro6.HungariaGRUPI G1.RUSIA2.Austria3.Moldavia4.Mali i Zi5.Lihtenshtajni6.SuediaGRUPI H1.Italia2.Norvegjia3.Azerbajxhani4.Bullgaria5.Malta6.KroaciaGRUPI I1.Portugalia2.Serbia3.Shqipëria4.Armenia5.Danimarka