Shtyhet sërish gjyqi ndaj Gjikës, avokatët mbrojtës s'kishin prokurë përfaqësimi

Edhe rruga e dytë Tiranë-Vlorë me shpresë për tu zhvilluar një seancë gjyqësore normale në ngarkim të tij, Shpëtim Gjikës i ka shkuar dëm.Gjyqi u shty për në datën 3 mars, pasi avokatët e të pandehurve të tjerë nuk kishin prokurat për të mbrojtur klientët e tyre, ishin të vlefshme vetëm për gjykatën e Vlorës.Në përfundim të saj, kreu i Bashkisë Vlorë i cili akuzohet nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh, nuk e la pa thumbuar organin e akuzës.Gjika u shpreh kundër vendimin të gjykatës së lartë për transferimin e dosjes në Tiranë. Megjithatë garantoi se ai do të jetë i pranishëm në çdo seancë që do zhvillohet në kryeqytet.Prokuroria kërkoi muajin dhjetor trasferimin e dosjes në Tiranë, pasi qyteti bregdetar nuk siguronte kushte për një gjyq normal. Mbledhja e herëpashershme e mbështetësve të Gjikës para gjykatës sipas akuzës cënonte sigurinë e një gjyqi normal.