Mblidhen vendet e Kartës së Adriatikut, Meta-Arvizu: NATO të mbajë dyert e hapura

Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar sot konferencën Karta e Adriatikut-SHBA ku temë kryesore ka qënë forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar si garanci e suksesit të kësaj karte. Në fjalën e tij, Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se rritja dhe intensifikimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit rrit sigurinë e në Evropën Juglindore.“Në kontekstin e një krize ekonomike globale që ka tundur themelet e sigurisë ekonomike të vendeve anëtare të BE-së dhe për rrjedhojë ka rritur sfidat e parametrave të sigurisë të gjithë Europës  shpreh bindjen e thellë se bashkëpunimi mes vendeve tona merr një dimension të veçantë. Në këtë kuadër rritja dhe intensifikimi i bashkëpunimit konkret ndërparlamentar përfaqëson një peshë të rëndësishme dhe mbi të gjitha një rol të veçantë në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Europën Juglindore. Kuvendi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s është i vetëdijshëm për peshën e rëndësisë që ne mbajmë mbi supe në shërbim të mbarëvajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Për këtë ne kemi qënë gjithmonë të bindur në politikën tonë kontruktive, bashkëpunuese dhe rajonale duke lënë mënjanë përqasjet konfliktuale dhe duke i përqëndruar përpjekjet tona tek përshpejtimi i axhendës së integrimit rajonal dhe atij euro-atlantik të vendit tonë por edhe në fuksion të fqinjëve tanë me të cilët ndajmë të njëjtën hapësirë gjeografike dhe kulturore” tha Meta.Kryeparlamentari Meta theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të sjellë më shumë siguri dhe prosperitet për rajonin.“Pa një Ballkan Perëndimor të integruar në strukturat euro-atlantike parametrat e sigurisë në Europën Juglindore nuk do të arrijnë kurrë standartet që ne dëshirojmë dhe që qytetarët tanë meritojnë. Nga ana tjetër as vetë Bashkimi Europian nuk do të jetë kurrë i plotësuar dhe i sigurt. Shqipëria i mbështet plotësisht aspiratat e të gjithë vendeve të rajonit tonë për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian sepse jemi të bindur se avancimi i këtyre proceseve të ndërlidhura do të sjellë më shumë siguri, paqe aftagjatë dhe më tepër prosperitet duke na çuar të gjithve më afër afër standarteve të politikbërjes dhe standarteve të Bashkimit Europian. Shqipëria i qëndron besnike parimeve të dyerve të hapura të NATO-s pikërisht sepse e kemi parë shumë qartë rezultatin pozitiv që kjo politikë ka prodhuar gjatë viteve të fundit, jo vetëm si një kontribut për rajonin e Ballkanit por edhe në funksion të një vizioni më të madh të një Europe të bashkuar të lirë dhe në paqe” tha ai.Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi se Karta e Adriatikut  ka ndikuar në ndryshimet thelbësore në vendin tonë por ka rritur edhe sigurinë në vendet e rajonit.Kodheli e cilësoi këtë takim si të veçantë, jo vetëm për integrimin e vendeve të rajonit, por dhe për sigurinë dhe bashkëpunimin e tyre për një të ardhme më të sigurt.“Ky bashkëpunim ka sjellë jo vetëm siguri, por shtimin e anëtarëve të rinj në aleancë. Gjithashtu, këtë vit Shqipëria ka marrë kryesimin e radhës, ndryshe nga dekada më parë, rajoni është me i qetë dhe më bashkëpunues.Ministrja e Mbrojtjes u shpreh se Shqipëria i kushton rëndësi kryesore bashkëpunimit rajonal.  “Sfidat tona të ardhshme janë siguria dhe përfshirja e vendeve në një bashkëpunim afatgjatë”, theksoi Kodheli.Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme,  Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria është e vetëdijshme për ndjeshmërinë e çështjes së zgjerimit të Kartës së Adriatikut.“Sot 11 vjet pas formimit të Nismës së Kartës së Adriatikut, rajoni është në paqe. Por paqja dhe stabiliteti që gëzojmë aktualisht nuk duhen marrë si të mirëqena, sepse vija të tjera ndarëse rrezikojnë të shfaqen. Duhet shmangur rreziku i grupimit të vendeve të rajonit në vende të dalluara dhe ngelëse në klasë. Pasi, një rajon që nuk është i integruar plotësisht nuk mund të eksportojë siguri”, deklaroi Bushati.Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka theksuar në fjalën e tij se Shqipëria i kushton vëmendje të veçantë bashkëpunimit rajonal dhe është plotësisht e angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj për  procesin e integrimit evropian.Ai gjithashtu ka theksuar se inkurajon  respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe në Preshevë. Arvizu: SHBA mbështet politikën e dyerve të hapura në NATONdërsa ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu deklaroi se  SHBA mbetet  palëkundshmërisht  politikën e dyerve të hapura të NATO-s.“Rreth 11 vjet më parë, Karta e Adriatikut-SHBA nisi pikërisht këtu në Tiranë. Colin Powell nënshkroi për SHBA-të dhe më vjen mirë që Kryetari i Kuvendit, z. Meta, i cili firmosi për Shqipërinë në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme, është këtu sot për të parë se Karta mbetet po aq e rëndësishme edhe sot e kësaj dite, teksa rajoni vazhdon rrugëtimin drejt integrimit Euro-Atlantik”, tha Arvizu.Sipas ambasadorit, Karta e Adriatikut kontribuon për një Europë të lirë dhe në paqe.  “Ripohojmë përkushtimin tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe për të mbrojtur të drejtat njeriut dhe liritë civile për të gjithë individët në rajon. Aleanca mundet dhe duhet të pranojë anëtarë të rinj kur ata të jenë gati”, deklaroi ambasadori  Arvizu.