Jeta mes skamjes dhe sëmundjes, jetesa e vështirë e familjes Molla në Tiranë
Familja e Qemal Mollës, e cila jeton mes varfërisë dhe skamjes, i duhet të përballet me një vështirësi ende më të madhe, atë të vajzës autike. Anjeza që në vegjëli ka shfaqur probleme të autizmit, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është rënduar me kalimin e viteve.Majlinda, nëna e Anjezës 26 vjeçare tregon veshtirësitë dhe peripecitë e vajzës që vuan nga autizmi, si dhe përpjekjet e saj dhe të bashkëshortit për ta dërguar në një nga qendrat e autizmit në vend.Mes dhimbjes së varfërisë dhe sëmundjes së vajzës, e ëma e Anjezës shprehet se ndihet e lodhur nga "odisetë" e jetës, ndërsa kërkon nga instuticionet shtetërore që ta ndihmojnë, veçanërisht Anjezën e sëmurë.Familja Molla përbëhet nga 8 pjestarë dhe jeton vetëm me të ardhurat e kryefamiljarit, të ardhura këto të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet jo vetëm të familjes, por edhe të vajzës.