Ambjentet e ish-Azotikut të Fierit, projekt për ta shndërruar në zonë urbane

Të gjithëve kur përmendet Azotiku i Fierit na vijnë në mendje këto imazhe,vend ku nuk mund të jetohet.Por krejt ndryshe mendojne një grup studiuesish dhe studentësh italian të Universitetit të Barit,të cilët synon të kthejne ambjentet e ish-uzinës në një zonë urbane.Projekti është prezantuar në Bashkinë e Fierit dhe pas një studimi 8 mujor do të shikohet mundësia që në uzinën që dikur prodhoheshin plehra kimike të ndërtohen muze,qendra tregtare,biblioteka apo biznese të ndryshme.Baftjar Zeqaj, kryetar i bashkisë Fier i entuziazmuar për këtë nismë, kërkon miratimin e qeverisë.Studiuesit shpjeguan mënyrën si do të kryejnë kërkimet e tyre mbi një tokë e cila deri sot është parë si kërcënim për jetët e banorëve. Ndërsa vitet në vijim mund të shndërrohet në një atraksion turistik dhe jo vetëm i tillë, për qytetin e Fierit.