Basha: Protestat do të vijojnë, qeveria e Ramës e lidhur me trafikun e drogës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si madhështor marshimin e së enjtes në bulvardin “Deshmorët e Kombit” ndërsa paralajmëron protesta të tjera të iniciuara nga opozita.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha u shpreh se ky marshim ishte një portë e re e përballjes me qeverinë e votave të blerave dhe mandateve të trafikuara.“Dita e sotme nuk është vetëm fillimi i një jave të zakonshme politike parlamentare siç e kemi bërë zakon këto muaj por shumë më shumë se kaq. Kjo e hënë shënon fillimin e një periudhe të re në një stad të ri akoma më të fuqishëm të aksionit tonë politik përballë qeverisë më gënjeshtare, më arrogante, më konfliktuale dhe më të papërgjegjshme të 23 viteve të fundit. Në fushën e betejës si opozita politike parlamentare të vendit ka zbritur Shqipëria në protestë. Kanë zbritur të gjitha kategoritë e mashtruara me premtime fallco nga Rama-Meta. Të gjithë kategoritë e goditura deri në bukën e gojës nga qeverisja e tyre propagandistike, e pashpirt dhe e pandjeshme ndaj klithjes për mbijetesë të mijëra e mijëra qytetarëve që kanë humbur dhe po humbasin vendin e punës apo biznesin e tyre si burimi i mbijetesës në këtë vend. Të gjithë njerëzit e lirë pavarësisht rreshtimeve politike po shohin të rrezikohen nga Rama" tha Basha.Ndërsa e ka cilësuar si mjaft të rëndë gjendjen ekonomike me të cilën ndodhet vendi, Basha theksoi se në protesta nuk po ngrihet vetëm opozita por të gjithë shqiptarët të cilët po u mohoet buka e gojës."Gjendja është shumë e rëndë prandaj po ngrihen shqiptarët. Shqipëria në protestë nuk është një shpikje e opozitës. Shqipëria në protestë është Shqipëria sot, është gjendja e Shqipërisë sot, është gjendja e shqiptarëve sot. Nuk është një kundërvënie e zakonshme e opozitarizmit në njërën anë dhe e qeverisë në anën tjetër. Është shumë më shumë se kaq. Është një përballje vendimtare që bashkon mbrojtjen e demokracisë, me mbrojtjen e bukës së gojës për mijëra e mijëra njerëz" tha Basha.Ai ka theksuar më tej se Partia Demokratike do të rishikojë marrëdhëniet me Kuvendin pasi sipas tij opozita nuk do t`i japë legjitimitet Parlamentit që po bëhet gijotina e ligjit."Kjo do të jetë java e informimit të qytetarëve nga deputetët, do të jetë informimi mbi rrezikun vdekjeprurës të veprimeve Rama-Meta” tha Basha.