Protestë në universitetin e Durrësit,studentët e infermierisë: Të lirohen 2 pedagogët

Studentët e fakultetit të Infermierisë në Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës kanë kundërshtuar arrestimin e dy pedagogëve të tyre nga ana e policisë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata.Në mbrojtje të pedagogëve Odeta Tota dhe Endri Sina, 40 dhe 32-vjeç nga Tirana, studentët kanë protestuar përpara godinës së Universitetit. Sipas tyre akuza e Prokurorisë së pedagogët merrnin ryshfet 15 mijë lekë të rinj për çdo provim nuk qëndron, prandaj të arrestuarit duhet të lihen të lirë.Një ditë më parë policia e Durrësit prangosi krahas dy pedagogëve edhe dy studente të degës së Infermierisë, Eralda Lika 21 vjeç dhe Merushe Bocerri 39 vjeç, të cilat kishin rolin e ndërmjetësit.Ndërkohë në një deklaratë për mediat stafi akademik i Departamentit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Studimeve Profesionale u distancua nga aktivitete dhe veprime të tilla, duke kërkuar që pedagogët të mbajnë përgjegjësi personale sipas ligjit. Akuza për mitmarrje nga Prokuroria erdhi pas një hetimi 2 mujor.