Arrestohet ish-kryekomunari i Fushë Kuqes, Fufi: Është i pafajshëm, sulm politik

Arrestimi i ish-kryetarit të komunës Fushë-Kuqe në Kurbin Dedë Keraj për falsifikim dokumetash dhe shpërdorim detyre është një sulm politik, ndaj eksponentëve të PD në këtë zonë. Kështu është shprehur deputeti i demokrat e qarkur të Lezhës, Mhill Fufi,i cili akuzoi Ministrinë e Brendshme se ka harruar luftën më krimin e organizuar.Fufi akuzoi segmente të caktuara të policisë së shtetit dhe asaj të Lezhës se sulmet janë vetëm politike, ndërsa shtoi se ish-komunari Kerja është i pafajshëm.Dedë Keraj 56 vjeç mësohet është arrestuar gjatë natës, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave. Akuzat i referohen periudhës pas përfundimit të mandatit të kryekomunarit, kur Keraj ishte ne detyrën e përgjegjësit të sektorit të pompimit në stacionin e Fushë Kuqes.Ai akuzohet se ka firmosur borderotë për 3 persona, të cilët paguheshin në funksione të ndryshme, ndërkohë që në fakt jetonin jashtë Shqipërisë.