Hillary Clinton e viziton Irlandën Veriore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2012, 08:53
Hillary Clinton do të zhvillojë sot një vizitë në Irlandën Veriore, duke përmbyllur kështu edhe vizitat e saj zyrtare si sekretare amerikane e shtetit.Marrëveshja e paqes e vitit 1998 në Irlandën Veriore, ishte një nga sukseset e mëdha të bashkëshortit të saj, ish presidentit Bill Clinton.Megjithqë, gjërat janë përmirësuar prej atëherë, Irlanda Veriore është ende e trazuar nga dhuna sektare.Muajin e kaluar, një gardian u qëllua për vdekje nga militantët nacionalistë.Protestuesit kanë shkaktuar trazira për shkak të heqjes së flamurit britanik.