Babi inspekton nisjen e punimeve në 'Kanalin Naum Panxhi', përfitojnë 2000 fermerë

Zv. Ministri i Bujqësisë, Jani Babi, ishte i pranishëm në fillimin e punimeve të skemës ujitëse të “Kanalit Naun Panxhi” për tokat e fshatit Shushicë e Vogël në Shtermen në rrethin e Elbasanit.Projekti financohet nga kompania norvegjeze koncensionare dhe ka një vlerë 130 mijë dollarë me afat përfundimi 60 ditë. Ky projekt do të vadisë një sipërfaqe prej 50 hektarë që nuk janë vaditur që prej viteve 90 dhe do të përmirësojë ujitjen në 300 hektarë të tjerë.Zv .Ministri i Bujqësisë, i cili që inspektoi nga afër fillimet e punimeve të këtij projekti, falenderoi kompaninë koncensionare për ndihmën e madhe që po i japin fermerëve dhe bujqësisë shqiptare. Në fjalën e tij Babi u shpreh:“Falenderoj kompanine koncensionare norvegjeze që po rehabiliton ujitjen në 300 ha, një sipërfaqe që nuk janë vaditur që nga vitet '90. Ky projekt është në interes të gjithë fermerevë për rritjen e mirëqenies, rritjen e prodhimit dhe uljen e kostos së prodhimit. Kjo është një vepër që bëhet me ndërtime moderne, me tubacione çeliku. Urojmë të kemi bashkëpunime të mëtejshme me këtë kompani për vaditjen me pika por dhe për rehabilitimin e sipërfaqeve të tjera toke në ndihmë të fermerëve”, tha ai.Nga ky projekt përfitojnë fermerët e Komunës Gostime dhe Shalës. Numri i fermerëve përfitues është rreth 2000.