Rikthehen përleshjet në Ukrainë, liderët e opozitës takojnë Merkel në Berlin
Policia ukrainase është përleshur me protestuesit antiqeveritarë në Kiev.Dhuna ka shpërthyer pasi protestuesit kanë kaluar kordonin që ruante godinën e parlamentit.Policia ka perdorur gaz lotsjellës , pasi është sulmuar me gurë nga protestuesit. Mijëra protestues kanë marshuar nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev drejt parlamentit, duke kërkuar që të votohen reformat që kufizojnë pushtetin e presidentit Viktor Yanukovych.Liderët e opozitës ukrainase mes përpjekjeve për të zgjidhur krizën, janë takuar në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel . Vitali Klitschko ka thënë se ka kërkuar nga Merkel që të vendosë sanksione ndaj presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych dhe rrethit të tij të brendshëm.Arseniy Yatsenyuk, ndërkaq, ka theksuar nevojën që Ukraina të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e partnerëve evropianë dhe perëndimorë.Në një tjetër zhvillim Moska zyrtare njoftoi se do të ndihmojë ekonominë e Ukrainës me 1.5 miliardë euro, një veprim që shihet si përpjekje për forcuar pozitën e Presidentit ukrainas në vështirësi, Viktor Janukoviç. Zyrtarët thonë se këtë javë Moska pritet të blejë bono thesari të Ukrainës me vlerë 1.5 miliardë euro.Presidenti Janukoviç po përballet me protesta masive të opozitës të shkaktuara nga vendimi i tij në nëntor për të hequr dorë nga një marrëveshje tregtie me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta ekonomike me Moskën.Protestat në Kiev dhe qytete të tjera të mëdha të Ukrainës kanë tërhequr vëmendjen e mediave në Perëndim dhe kanë çuar në thirrje për më shumë demokraci në ish-Republikën sovjetike.