Kurbin, shkrumbohet banesa, shkak luhatja e tensionit të energjisë elektrike

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar totalisht një banese dy-katëshe në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërkohë që mësohet se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.Nga të dhënat bëhet me dije se vatra e zjarrit është shënuar në katin e dytë të banesës  së Hamit Marës dhe mësohet se shkak është bërë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Në banesë në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë të gjithë anëtarët e familjes Mara, por nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë prej orendive shtëpiake, të cilat janë djegur totalisht.Pavarësisht ndërhyrjes së repartit zjarrëfikës, zjarri është përhapur me shpejtësi duke lënë në qiell të hapur familjen e Hamit Marës, ndërkohë që nga të dhënat paraprake mendohet që dëmi është tepër i konsiderueshëm.