Kajro përfshihet nga protesta masive, Mursi braktis Presidencën
Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi ka braktisur pallatin presidencial, ku demonstruesit thyen rrethin e policisë dhe iu afrun mureve të presidences. Në vend ishin grumbulluar dhjetëra mijëra njerëz, disa prej të cilëve u përleshën me policinë. Policia ka hedhur sasi te medha kimikate ne menyre qe ti largonte protestuesit. Te pakten tetë protestues u plagosën nga perleshja."Presidenti la pallatin presidencial"- thanë për agjencinëe lajmeve Reuters burime të ndryshme të Pallatit Presidencial.Mursi e la pallatin presidencial "nga dera e pasme," tha një burim tjetër për agjencinë e lajmeve Associated Press.Demonstratat e organizuara nga partitë politike dhe organizatat e opozitës egjiptiane kundër "diktatorialit", reagojne kunder kompetencave te reja të presidentit Mohamed Mursi dhe të projektit Kushtetutës e cila qe do të vihet në një referendum për 15 ditë.Opozita u ka bërë thirrje egjiptianëve për tu mbledhur në kryeqytet, ku me pas do te shkonin drejt nderteses se presidences në periferi të Kajros, e cila do te jete ashtu si e quajnë ata "paralajmërimi i fundit".Shtatë parti liberale dhe patite e të majtës, në mesin te ketyre "Kushtetuta" te nobelistit per Paqe Mohamed El Barantej kane marrë pjesë në protesten, si dhe organizata si Rinia e 6 prillit që kishte shkaktuar kryengritjen kundër Hosni Mubarak në fillim të vitit 2011.Sipas Amani el-Hajat, një përfaqësues i Partisë Social Demokratike egjiptiane, "e gjithë përgjegjësia për mbrojtjen e protestuesve i përket Presidentit Mursi dhe Ministrisë se Brendshme."Egjipti po përjeton një krizë të thellë politike e cila ka arritur vendin pas dekretit të 22 nëntorit nëpërmjet të cilit Muhamedi Mursi, presidenti i parë islamik, në mënyrë të konsiderueshme ka zgjeruar kompetencat e tij.