Gjosha dhe Malaj në Shkodër, diskutohet riorganizimi i strukturave të kësaj force

Kryetarja e lëvizjes së Gruas për Integrim, njëherësh Ministre e Integrimit Klajda Gjosha, e shoqëruar nga anëtarja e kryesisë së LSI-së, Nora Malaj, zhvilloi një takim me gratë e LGI Shkodër. Objektivi themelor i mbledhjes ishte diskutimi mbi riorganizimin e strukturave të LGI-së në të gjithë Shqipërinë, si dhe analiza e këtyre strukturave mbi realizimin e objektivave të vendosura dhe përcaktimin e prioriteteve për të ardhmen.Punësimi, mbështetja dhe fuqizimi në vendimmarrje i gruas do të jetë kryefjala e punës sonë tha zv/Ministrja Malaj.Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti i LSI-së Agron Çela, si dhe Prefekti Qarkut, Paulin Radovani.